Bashkia Maliq 20 vjet e marrë peng!

0
991

Nga Donald Kulla

Bashkia Maliq është ndër më të varfrat në vend pasi papunësia është në nivel rekord. Në çdo fushatë elektorale janë premtuar se do ndërtohen rrugë, ujësjellesa, shkolla etj, por vetëm mashtrime.
Të rinjtë janë të detyruar të emigrojnë pasi nuk shohin perspektivë për të ardhmen dhe kjo ka bërë të tkurret popullsia. Edhe pse zonë bujqësore, qindra hektarë tokë ka mbetur djerrë pasi inputet bujqësore janë të shtrenjta, çmimi i lartë i naftës është i lartë,  mungesa e subvencioneve, por dhe mosshitja e produkteve bujqësore kanë bërë që fermerët të braktisin bujqësinë. Sot banorët e kësaj zone paguajnë dyfish taksa më shumë në Bashki edhe pse shërbimet nuk janë me cilësore se ç’ishin më parë. Infrastruktura e dobët rrugore bën që fshatrat e Bashkisë të mos jenë të lidhur me njëri-tjetrin. Emisionet investigative kanë treguar me zë dhe figurë sesi ndihmën ekonomike e përfitonin militantët e Partisë Socialiste, taksat e banorëve të Bashkisë Maliq shkojnë për të mbajtur me rroga një administratë të tej fryrë dhe të paaftë. Janë më dhjetra raste të denoncuara ku punonjës me 8 klasë shkollë janë inspektorë pyjesh apo punonjës shërbimesh.  500 metra larg nga qyteti i Maliqit u ndërtua landfilli ku do të grumbullohen mbeturinat e të gjithë qarkut të Korçës. Dhjetëra raste korrupsioni ku për 2 km rrugë janë shpenzuar 1 miliardë e 300 milionë lekë. Asnjë ujësjellës i ndërtuar,  madje në këto 4 vjet u rrit çmimi i ujit trefish. Asnjë çerdhe nuk është ndërtuar në këto vite. Nxënësit në disa fshatra detyrohen të ecin me këmbë për disa orë për të shkuar në shkollë.  Stafi i mësuesve që rekrutohen bëhet me urdhër të deputetëve të PS ku mësues që kanë mbaruar universitetin me mesatare 5 duhet që të nxjerrin nxënës ekselent. Absurde! Në pjesën më të madhe të fshatrave të Bashkisë qendrat shëndetësore janë në kushte mizerabël, jashtë çdo kushti higjienik. Mungojnë mjekët dhe infermieret të cilët kanë marrë rrugën e arratisë.  Pensionistët ndihen të poshtëruar nga pensionet qesharake që nuk u mjaftojnë për gjërat më elementare të jetës, por që duhet të qëndrojnë më orë dhe ditë në radhë për të marrë pensionin e tyre. Banorëve të Bashkisë Maliq u është vrarë shpresa dhe ngushëllim gjejnë lojërat e fatit. Në rrugë shikon veç të papunë që enden rrugëve, të veshur si mos më keq dhe të plagosur nga stresi i jetës të vështirë. Skena migjeniane në vitin 2019: Duke shtuar; mungesën e ngrohjes ne shkolla dhe kopshte. Asnjë marrje masash për ngrohjen ne arsim. Edhe pse zona mbulohet nga sipërfaqe pyjore te konsiderueshme,ne mënyre abuzive banoret duhet te blejnë për ngrohje lende drusore nga te trete, ku një metër dru shkon rreth 4 mije leke. Gjithashtu një pike tjetër është ujitja e tokave bujqësore gjate verës.