“Hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është axhendë e presidentit rus, Vladimir Putin”. Deklarata eshte bere nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, Kosovës i duhet një garanci e fortë ndërkombëtare për njohje të shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë si dhe përjashtim i mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.
‘Hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë që është axhendë e Vladimir Putinit, pra për të mbajtur Ballkanin hapur, sepse askush nuk garanton kur hapet një kufi çka ndodhë me të pastaj’, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, axhendë e Vladimir Putin
RELATED ARTICLES