BallinaBotaArmë gjermane në Jemen

Armë gjermane në Jemen

spot_img
spot_img

Armët gjermane kanë luajtur në Jemen një rol shumë më të rëndësishëm se sa ka qenë e njohur deri tani. Këtë e zbuloi një ekip gazetarësh me pjesëmarrjen edhe të DW.

Armët gjermane kanë luajtur në Jemen një rol shumë më të madh se sa ka qenë e ditur deri tani. Këtë e zbuloi një ekip gazetarësh me pjesëmarrjen edhe të Deutsche Welles. Qeveria gjermane thotë se nuk ka pasur njohuri për këtë.

Një konvoj ushtarak lëviz ngadalë në një rrugë me pluhur në jug të Jemenit. Nga makinat xhip të hapura, ushtarë me uniforma sudaneze përshëndesin me dorë. Disa prej tyre tregojnë duke qeshur sinjalin e fitores dhe ngrenë në ajër armët. Janë mercenarë nga Sudani, që kanë ardhur për të luftuar në Jemen. Në përkrahje të aleancës të kryesuar nga Arabia Saudite, që përkrah qeverinë jemenite dhe luftojnë kundër rebelëve huthi. Lufta ka shpërthyer që më 2015 në Jemen dhe mijëra civilë janë viktima të saj. Kombet e Bashkuara flasin për një nga krizat më të mëdha humanitare të kohës sonë. Miliona jemenitë rrezikojnë të vdesin nga uria, shumë prej tyre fëmijë.

Stacione armësh të prodhimit gjerman

Agjencia e lajmeve AP, ka xhiruar konvojin në nëntor 2015 në afërti së qytetit port Aden. Mercenarët sudanezë nuk janë vetëm: Në video shihen automjete luftarake të ushtrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Janë “oshkosh” të blinduar të prodhiit amerikan, të kombinuar me teknologji gjermane armësh. Në automjete janë montuar stacionet e armëve të modelit “fewas”, që janë prodhuar nga firma gjermane e armatimeve, Dynamit Nobel Defence që ndodhet në Burbach. Dy automjete u lokalizuan nga ekipi i gazetarëve, njëri në Aden dhe njëri në afërsi të qytetit bregdetar jemenit, Al Khawkhah. Në vitin 2009, qeveria gjermane i dha firmës Dynamit Nobel lejen për të eksportuarr stacione armatësh në vlerën e 81 milionë eurove, tel Emiratet të cilat zhvillojnë ofensivën tokësore kundër huthis në Jemen.

Qeveria gjermane: “Ne nuk dimë gjë”

Armë gjermane në luftën e Jemenit? Qeveria gjermane thotë se gjoja nuk di gjë. “Unë nuk kam njohuri për një gjë të tillë,” i tha Deutsche Welles ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier (CDU). Armët gjermane, thonë ligjet për eksportin e armatimeve, nuk duhen dërguar në vende ku zhvillohen luftime të armatosura, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë të dy vendet, të cilat qeveria gjermane i sheh si “partnerë strategjikë”, kanë vazhduar të blejnë armë gjermane edhe pas fillimit të luftës. Por ministri thotë se ai nuk është në dijeni se armët përdoren atje.

Por nëse sheh me kudjes prodhimet e firmave gjermane të armatimeve dallohen tek fotografitë dhe videot që gjenden në internet në Youtue, Twitter dhe Google Earth. Një numër i madh burimesh të tilla ka analizuar projekti investigativ #GermanArms. Gazetarë të Deutsche Welles, revistës “Stern”, televizionit ARD, emisioni “report Mynih”, zyra hollandeze e kërkimeve “Lighthouse Reports” dhe rrjeti investigativ “Bellingcat” kanë gjetur shumë dëshmi të përdorimit të armëve gjermane në luftën e Jemenit, në tokë, ajër dhe det.

Assab: Bazë operacionale për luftën në Jemen

Në bazë të imazheve satelitore mund të dallohet se anijet luftarake që Emiratet kanë blerë në Gjermani, përdoren në Jemen. Për këtë ato drejtohen nga porti Assab në Eritrea, pika strategjike Meerenge Bab al-Mandab (“Porta e lotëve”). Assab ndodhet vetëm 60 kilometra larg nga bregdeti jemenit. Prej këtu anijet luftarake e Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrijnë në bregdetin jemenit shumë më shpejt se sa po të niseshin nga Gjiri i Adenit. Bllokada e porteve si përshembull Hodeidas, nga anijet luftarake të koalicionit saudit ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për gjendjen e vështirë rë popullsisë jemenite.

Sipas të dhënave të OKB edhe mercenarët dërgohen në Jemen nëpërmjet portit të Assabit. Kjo është e mundur nëpërmjet një marrëveshjeje të Emirateve të Bashkuara Arabe me Eritrenë. Kjo marrëveshje i kep mundësi Emirateve, që përdorin bazën ushtarake të Assabit, me përfimit të pafund strategjik në luftën e Jemenit. OKB e kritikon këtë marrëveshje si shkelje të embargos së armëve, që u vendos më 2009 kundër regjimit totalitar të presidentit eritreas, Isaias Afwerki. Embargo ka qenë në fuqi deri në nëntor 2018.

Anije luftarake “made in Germany”

Por Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë shqetësuar për embargon. Ata e vendosën një pjesë të flotës së tyre në portin e Assabit, mes tyre ka në mënyrë të përsëritur edhe anije luftarake të blera në Gjermani. Në imazhet satelitore shihen anije luftarake të tipit “Muray Jib” që prodhohen nga firma gjermane Lürssen, me seli në Bremen. Prodhuesi i përshkruan ato si anije 65 metra të gjata, të armatosura me raketa, dhe që janë të përshatshme për “operacione që kryhen në ujëra të qeta”. Së fundi anije të tipit “Muray Jib” shihen në shtator 2018 dhe shkurt 2019 në imazhet satelitore të portit të Assabit.

Mbas marsit 2017 edhe një anije tjetër ndodhet disa herë në portin e Assabit, anije e klasës Frankenthal. Dy nga këto anije, që kërkojnë minat janë blerë në Gjermani nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 2006. Më parë ushtria gjermane Bundeswehr i pati përdorur vetë ato. Në një video të televizionit “Al Jazeera” të tetorit 2017 dallohet një anije e klasës Frankethal në portin e Mokhas, që ndodhet përballë Assabit. Porti sapo ishte pushtuar nga koalicioni i drejtuar prej sauditëve. Koordinatat e sakta të anijes u lokalizuan nga #GermanArms. Një tregues tjetër që thotë se anijet për kërkimin e minave janë përdorur në luftë, jepet nga rebelët Huthis, të cilët kanë publikuar fotografi të një anijeje që e kanë qëlluar më korrik 2017 dhe e kanë dëmtuar rëndë.

Bombardues me pjesë këmbimi gjermane

Në luftën e Jemenit nuk kanë luajtur rol vetëm anijet luftarake prodhuesit e të cilave merret vesh shumë mirë kush janë. Janë përdorur edhe armë të tjera që janë prodhuar së bashku nga disa vende europiane dhe kanë pjesë përbërëse që janë prodhuar në Gjermani. Për shembull avionët luftarakë të tipit Eurofighter dhe Tornado, me të cilat koalicionit i drejtuar nga sauditët bën sulme ajrore kundër rebelëve huthi. Grupi i gazetarëve #GermanArms gjeti dëshmi për rrëzimin e një tornadoje saudite në janar 2018 në luginën Tal Al-Souh në territoret jemenite Ketaf. Gjermania ka dërguar për Britaninë e Madhe pjesë këmbimi për Tornadot në Arabinë Saudite edhe pas fillimit të luftës së Jemenit.

Ekipi i gazetarëve gjeti po ashtu dëshmi për përdorimin e avionit tank A330 MRTT të koncernit europian Airbus. #GermanArms gjeti një video të një përdoruesi twitteri të afërt me qeverinë saudite, i cili tregon një Eurofighter saudit gjatë furnizimit me karburant. Analiza tregoi se fotografia është bërë në rajonin kufitar të Jemenit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular