BallinaAktualitetZv/kryeministri, ish-kryeredaktori i ZP, fyen gazetaren

Zv/kryeministri, ish-kryeredaktori i ZP, fyen gazetaren

spot_img
spot_img

Në fund të seancës së djeshme parlamentare, zëvendës/kryeministri Erjon Braçe, duke folur për gratë deputete, të intimiduara nga protestuesit, jep përgjigje arrogante, intimiduese, dhe tallëse për një gazetare grua, që si gjithë kolegët ka qëndruar për orë të tera mes gazit lotsjellës dhe gurëve të protestës. Për të shmangur pyetjet e gazetares së News24 Klodiana Lala, Braçe i dha një përgjigje fyese duke i thënë se e ka mendjen tek ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Gazetarja i kërkoi shpjegime për deklaratën e tij, por Braçe përshkallëzoi qëndrimin arrogant, duke iu kërkuar truprojave ta largonin. Sjellja e tij bëhet edhe më e rëndë, pasi gazetarja ishte duke bërë punën e saj. News24 denoncon këtë qasje që një zyrtar i lartë i shtetit demonstron para gazetarëve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular