Ka ndërruar jetë në Senatorium gruaja shtatzëne e prekur nga virusi AH1N1. Gruaja e prekur nga AH1N1 bëri lindje të parakohshme, ndërsa një nga foshnjat ka ndërruar jetë në maternitet.
Mësohet se foshnja tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Binjakët prematurë po trajtoheshin në maternitetin e Tiranës pas lindjes parakohe.
Mësohet se gruaja rreth 30 vjeçe shtatzënë ishte e shtruar prej 2 javësh në spital për shkak të ketij virusi dhe sot ka ndërruar jetë. Ekspertiza pritet të përcaktojë nëse ndarja nga jeta e gruas erdhi si pasojë e virusit AH1N1, apo e komplikacioneve të tjera.