BallinaAktualitetDita e 118 e protestës, Klevis Balliu- Ramës: Do flasim kur të...

Dita e 118 e protestës, Klevis Balliu- Ramës: Do flasim kur të vësh byzylykët…

spot_img
spot_img

Banorët e Astirit janë mbledhur sërish sot ku kanë bllokuar edhe rrugën që kalon pranë banesave të tyre në ditën e 118 të portestës së tyre nga ku kërkojnë anullimin e projektit të Unazës së re. Ata kanë lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Rama dhe duke i kujtuar se “fundi do ti vijë pikërisht nga protesta e tyre” . Si çdo mbrëmje qytetarëve protestues u është bashkuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Lidhur me mesazhin e fundit të Ramës për dialog me opozitën, Balliu u deklaroi prerë: Do flasim kur të vësh byzylykët e të shkosh në burg.

Balliu theksoi se ky projekt i qeverisë për Unazën e Re po u heq të drejtën e pronës qytetarëve shqiptarë.

Ai ka dhënë një mesazh edhe për kreun e delegacionit të PE, Knut Flancestain I cili ishte në Shqipërinjë ditë më parë.

“Ky Niçja jonë këtu është narkotrafikant. Ne nuk dimë që në BE, të ndodhë që një narkotrafikant të vendosë kush do bëhet deputet.Ky Nicja jonë është marrë me trafik droge e armësh.Ka ikur koha kur një organizatë të vendoste fatet e shqiptarëve.Ky projekt te Unaza po u heq të drejtën e pronës qytetarëve shqiptarë.Këtu jemi në një krizë, prej 6 vjetësh. Nuk ka Gjykatë të Lartë as Kushtetuese.Djegia e mandateve ishte efekt i kësaj krize dhe për zgjidhjen e saj”, deklaroi ndër të tjera Balliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular