Në mediat turke raportohet se aktorja e njohur Beren Saat ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj Kenan Dogulu.
Ne lajmet e publikuara thuhet se bashkëshorti i saj është përpjekur për të shpëtuar martesën por vendimi është drejt finalizimit.
Pak ditë më parë aktorja ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të dhe me anë të një statusi të publikuar në ‘Instagram’ ngriti më shumë dyshimet se gjërat nuk po shkojnë mirë duke qenë se nuk përmendej bashkëshorti.
Beren Saat është e njohur për disa role në serialet më të famshme turke si ‘Dashuri e Ndaluar’ dhe Sulltanesha Kosem.