BallinaKryesoreJa kandidatët e LSI-së që kanë dorëzuar vetëdeklarimet në KQZ për tu...

Ja kandidatët e LSI-së që kanë dorëzuar vetëdeklarimet në KQZ për tu bërë deputetë

spot_img
spot_img

Pas dorëzimit të mandateve nga opozita e bashkuar, kandidatët që pasojnë në listat e deputetëve kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në KQZ. Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi kanë dorëzuar sot formularët e vet deklarimit në KQZ.  Ata janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara ishte kandidate për qarkun e Dibrës.
Edmond Rrushi nga LSI-ja në qarkun Tiranë ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke e çuar në katër numrin e atyre që pranojnë thirrjen e KQZ për të marrë mandatet, pas vendimit të opozitës së bashkuar e cila dogji mandatet e deputetëve me 21 shkurt. Ylli Shehu deklaroi se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe kjo nismë është vendim i tij personal. “Është vendim i imi personal. Do hyj si deputet i LSI, pastaj se çfarë do beje LSI me mua është çështje e tyre. Do votoj kundër mazhorancës”, tha Shehu. Kujtojmë se dorëzimi i formularit të dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hapi i parë  për marrjen e mandatit të deputetit.
Mësohet së nje tjetër kandidatë është e Ralf Gjoni që do të dorëzojë formularin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular