Rama-Bashës: Kur do flasim? Basha-Ramës: Me 5 dhe 16 Mars …

0
519

Edi Rama thumboi Lulzim Bashën gjatë fjalës së tij në Samitin e Dytë të Diasporës.

Duke iu referuar krizës politike, ku opozita dogji mandatet dhe vijon protestat, Rama i bwri thirrje Bashws njësoj si studentëve mw parw, me fjalët ‘Kur do flasim?’.

“Unë ju them vetëm një gjë atyre që ishin të ftuar dhe nuk erdhën sot. Ju them vetëm një gjë: ‘Kur do flasim’”- tha Rama.

Nw kwtw samit ishte parashikuar të merrte pjesë edhe Lulzim Basha, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrjen duke u shprehur se: “ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit“.