Parlamenti malazez miratoi të premten projekt-ligjin për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut. 44 deputetët e pranishëm votuan për këtë projektligj. Atë e mbështeten deputetët e Partisë Demokratike Socialiste, Partia Social Demokrate dhe partitë e pakicave në Malin e Zi.
Ministri i Jashtëm Srgjan Darmanoviç tha në parlament se deputetët morën një vendim historik, pasi Mali i Zi për herë të parë miraton pranimin e një vendi tjetër në NATO. Ai gjithashtu deklaroi se pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një lajm i mirë për të gjithë rajonin dhe mënyra e vetme për të arritur progresin në Ballkanin perëndimor.
“Mbështetja për Maqedonisë është e lartë në axhendën e Malit të Zi. Si vend anëtar i NATO-s, Mali i Zi është një nxitës aktiv i zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s”, tha Darmanoviç.
Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO u vlerësua si tejet e rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e këtij vendi, por edhe për sigurinë e rajonit.
Ndërkaq, deputetët pro-serbë të Frontit Demokratik nuk e mbështetën protokollin mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Kjo parti e quajti terrorist Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme. VOA
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/03/02/mali-i-zi-miraton-protokollin-per-pranimin-e-maqedonise-se-veriut-ne-nato/ […]
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/03/02/mali-i-zi-miraton-protokollin-per-pranimin-e-maqedonise-se-veriut-ne-nato/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: startnews.news/2019/03/02/mali-i-zi-miraton-protokollin-per-pranimin-e-maqedonise-se-veriut-ne-nato/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2019/03/02/mali-i-zi-miraton-protokollin-per-pranimin-e-maqedonise-se-veriut-ne-nato/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2019/03/02/mali-i-zi-miraton-protokollin-per-pranimin-e-maqedonise-se-veriut-ne-nato/ […]
Comments are closed.