Gazzetta dello Sport shpall Strakoshën më të mirin e javës

0
349

Fituesi i anketës të javës të moshës nën 23 vjeç, që  organizohet nga “Gazzetta dello Sport” është Strakosha.

Në derbin me Romën, Lazio mundi të fitojë 9-0 dhe protagonist ishte edhe “Gardiani” kuqezi.

Pritjet e Strakoshës i kanë bindur lexuesit se është edhe meritë e tij që Lazio arriti një fitore të thellë në derbi, duke e ruajtur të paprekur portën.

Strakosha spikati pritjen e tij ndaj goditjes së Edin Dzekos si dhe arriti të devijonte trajektoren e jashtëzakonshme të Florenzit.