Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari ka zgjedhur të jetë deputete e Kuvendit, duke dalë kundër partisë së saj, vëllai i saj Kiri është shfaqur në protestë.
Djali i madh i Azem Hajdarit përkundër zgjedhjes së motrës është shfaqur përkrah kreut të PD-së Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
”Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët. Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!””. – tha Kiri Hajdari ndersa foli ne protestën para parlamentit. Pas fjalës së tij protestuesit brohoritën në kor: “Azem, Azem ti je gjallë”