Gazetarja Anila Hoxha denoncon se shumë të dënuar me burgim të përjetshëm po lirohen nga akuzat. Sipas Hoxhës, në pritje të rezultateve të vettingut, kur të gjithë po numërojme kokat e prera të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujën.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor është në autobuz dhe mban ende të arkivuara 180 ankesa të qytetarëve që, pas ngritjes së KLGJ, ankohen se gjyqtarë të caktuar kanë shkelur ligjin dhe paanësinë e pushtetit të tretë. Por këto ankesa jane arkivuar në listë pritjeje, derisa të ngrihet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, që do duhet të kryente hetimin për këto ankesa”, sqaron Hoxha.
Statusi i plotë:
“Vini re …! !!
A po bëhet gati “dreqtësia” të nxjerrë në liri një tjetër të dënuar te përjetshëm???!
Në pritje të rezultateve të vettingut, kur të gjithë po numërojme kokat e prera të gjyqësorit dhe prokurorisë, të tjerët po shijojnë rrëmujën.
Në kushtet kur gjyqësori është në kolaps, ky i dënuari i përjetshëm mund të dalë javët në vazhdim. Dhe me shumë mundësi ky vendim do shpallet nga një gjykate rrethi.
Kaq.
Do doja që kjo qe sapo shkruajta të ishte një status fake neës.
Por nëse do jetë kështu, mundësitë përse ai do lirohet janë :
Lekët…..!!
Nuk ka kush e kontrollon gjykatën sepse Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk ekziston.
Prokuroria e Përgjithshme po fle gjumë. Prokurorët e thjesht janë të pataksur sepse kanë dy llogari të hapura, nga njëra anë kriminelet dhe nga ana tjetër presioni i vettingut. Disave prej tyre madje kanë filluar tu dërgohen mesazhe dhe të kërcënohen nga vettingu edhe nga njerëz që i kanë hetuar.
Këshilli i Lartë Gjyqësor është në autobuz dhe mban ende të arkivuara 180 ankesa të qytetarëve që, pas ngritjes së KLGJ, ankohen se gjyqtarë të caktuar kanë shkelur ligjin dhe paanësinë e pushtetit të tretë. Por këto ankesa jane arkivuar në listë pritjeje, derisa të ngrihet Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, që do duhet të kryente hetimin për këto ankesa.
E gjitha kjo i shkon për shtat asaj barsaletës me kafshë pylli: Gomarin po e kafshonte ujku dhe ai i shkreti mbylli syte fort dhe u lut :
” Bëje Zot ëndërr ..!”