BallinaKryesore"Rama ik" shikuesit kryqëzojnë kryeministrin edhe në emisionin e Bruno Vespës

“Rama ik” shikuesit kryqëzojnë kryeministrin edhe në emisionin e Bruno Vespës

spot_img
spot_img

Intervsita e kryeministrit Edi Rama për “Porta a Porta” ka ngjallur reagime të qytetarëve të thjeshtë, shumica e të cilëve në komente shprehen se gazetari Vespa nuk duhet të kishte intervistuar një kryeministër “të korruptuar, të droguar, që i ka sjellë veç të këqija Shqipërisë”.

Edhe oficeri i policisë në azil, Dritan Zagani ka komentuar në videon e publikuar nga Vespa, ku shkruan: “Z. Vespa, Rama është vetëm një droguar dhe po shkatërron vendin”.

Ndërsa në mbrojtje kryeministrit i ka dalë, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili shkruan, “Hajdutët e qeverisë së ish-Berishës po protestojnë. Ata kanë frikë nga drejtësia e re”.

Disa nga komentet e qytetarëve publikuar në videon prezantuese të Ramës në faqen e emisionit “Porta a Porta”:

Artur Kajno: Mirëmbrëma zoti Vespa. Më vjen keq që keni ftuar në programin tuaj njeriun më të urryer nga shqiptarët. Edi Rama është Totto Rina i Shqipërisë.

Ernest Bzhetaj: Mirëmbrëma zoti Vespa. Edi Rama është kryeministri më i keq që ka pasur Shqipëria. S’ia vlen barra qiranë ta njollosni spektaklin tuaj me një imazh si atë

Ilir Qesja: Zoti Vespa, mund t’i kërkoni kryeministrit Rama si ka mundësi që drejton administratën më luksoze të Evropës, me nafën më të shtrenjtë e njëkohësisht ujin dhe energjinë më të shtrenjtë (të mos llogarisim korrupsionin).

Arber Hoxha: Ai është mjeshtri i mashtrimit. Vendi ynë në mjerim total.

Giovanni Gio: Rama është njeriu më i poshtë që njeh historia e Shqipërisë dhe krimineli më i madh i Ballkanit. Ne jetojmë në Shqipëri dhe e dimë ç’paspja sjell kjo gjë…

Saimir Kurti: Aooo Bruno. Një pyetje kam për kryeministrin: Pse populli i tij është më i varfri ndër të tjerët?

Eli Harizaj: Pyete me mirësjellje Edi Ramën, pse më ka bllokuar në fb dhe pse, edhe në 2019-n, shqiptarët po braktisin Shqipërinë?

Gazment Dean Halimi: Bruno, mos e dëgjo. Ai po e zvarrit vendin në kaos. Banorët s’munden më, janë të dëshpëruar, vendi është kanalizuar.

Ermal Pjetri: Mirëmbrëma z.Vespa. nëse mundesh, pyete Ramën pse solli në parlament vrasës, kodoshë prostitucioni dhe përdhunues?

Därīéł Ndreka: Po shohim më të madhin eksod të shqiparëve, qëkur Edi Rama është kryeministër. Qeveria e tij ka sjellë veç drogë, korrupsion, krim, grabitje dhe propagandë 24 orëshe.

Dylaver Zyba: Bruno Vespa, mos e njollos “porta a porta” me Edi Ramën, sepse është një mashtrues. Ku është rritur ekonomia shqiptare? Thjesht mijëra shqiptarë po arratisen në itali dhe qëkur ai ka ardhur në pushtet, Shqipëria është shndërruar në vendin e parë që “eksporton” drogë…

Gazmir Rica: Qeveria e Ramës është e vetmja që s’ka bërë asnjë përparim në procesin e integrimt evropian. Pse vallë? Si e shpjegon kryeministri ynë?

Enis Ibrahimi: Ç’po bën zoti Vespa? Si ke menduar t’i ndash nga njëra-tjetra një grumbull budalliqesh me një lumë rrenash?

Alekos Sorentino: Me falni nuk flas italisht jam jorgo! Salvini rriti denimet per trafikantet ! Ka mundesi ta futni ne burg kete koke te krimit???!!! Aman, do ju shpallin hero ju italianet! Faleminderit

Ni To: Mos i besoni asgjë, sepse ai përdor kokaninë dhe 99 përqind të atyre që thotë, janë gënjeshtra. Pyete pak ku i ka 300 mijë vendet e reja të punës? Apo pse i mohon 400 mijë shqiptarët që kanë ikur jashtë?

Guza V Mira: Përshëndetje Bruno! E di si do e quajnë emisionin tëndë shqiptarët, “Pordha në Porshë”. Rama është koka e oktapodit. të gjitha të këqijat e Shqipërisë kanë një emër. Emrin e mikut tënd Rama që të ka paguar mirë. E di se me çfarë parash? me paratë e heroinës dhe kokainës që shitet në Itali. Të të vijë turp!

Alis Narazani: Zoti Vespa, pyeteni kryeministrin pse 1km rrugë kushton 20 mln euro…i referohem Astirit.

Ilir Kalemi: 1. Pse Rama shkarkoi 2 ministra të tij të brendshëm, për lidhje me narkotrafikantët?

2- A janë të vërteta akuzat e një gazetari, lidhur me jostabilitetin e tij mendor, edhe pse ai gazetar sot punon për të?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular