BallinaKultureFilantropi për të mos harruar, sipërmarrësi Flamur Hoxha mbështet botime të censuruara

Filantropi për të mos harruar, sipërmarrësi Flamur Hoxha mbështet botime të censuruara

spot_img
spot_img

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pak ditë më parë, ishte e pamundur të mos emocionoheshe nga vargjet e poezive të shkruara nga Havzi Nela, nga vepra e tij e plotë, botuar së fundi nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”. Nuk e kupton nëse emocionet vijnë nga fjalët e bukura të poetit kushtuar gruas së tij, dashurisë së penguar, apo se ato fjalë dashurie i përkasin një burri të varur, që sot, për shkak të mendjes së lirë, gjendet pa kokë në varr.

Kur u mbushën 30 vjet nga varja e Havzi Nelës, ai u nderua përmes një cikli botimesh dhe eventesh e krah tij u nderuan edhe shkrimtarë të pushkatuar në kohën e regjimit komunist.

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pak ditë më parë, ishte e pamundur të mos emocionoheshe nga vargjet e poezive të shkruara nga Havzi Nela, nga vepra e tij e plotë, botuar së fundi nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”. Nuk e kupton nëse emocionet vijnë nga fjalët e bukura të poetit kushtuar gruas së tij, dashurisë së penguar, apo se ato fjalë dashurie i përkasin një burri të varur, që sot, për shkak të mendjes së lirë, gjendet pa kokë në varr.

Kur u mbushën 30 vjet nga varja e Havzi Nelës, ai u nderua përmes një cikli botimesh dhe eventesh e krah tij u nderuan edhe shkrimtarë të pushkatuar në kohën e regjimit komunist.

Disa breza, e mbi të gjitha të rinjtë, vështirë të njohin dhimbjen e atëhershme. Në fakt, vetëm “veshja” e një dhimbje të tillë, vlerësimi i fjalës së lirë do të bënte të mbeshteten financiarisht disa botime të rralla.

Pas disa botimeve kushtuar Havzi Neles jo rastësisht është sipërmarrësi Flamur Hoxha. Idealet e përbashkëta, e dhimbjet e ngjashme, e rrisin ndjenjën e përgjegjësisë për të mbështetur, a për t’u dhënë dorë: kauzës e idealeve.

Rexhep Shahu, Kryeredaktor i Klubit të Poezisë tregon se, “humanisti Flamur Hoxha ka financuar botimet e munguara të poetit Havzi Nela. Këtu përfshihet vepra e plotë e tij me 5548 vargje të panjohura në masën 80 përqind. Libri “Shkrimtarët për Havzi Nelën – Shpirti i lirë i Lumës”, shkruar posaçërisht nga mbi 50 shkrimtarë dhe numri special 14 i revistës Illz, revistë letrare e Tiranës me 500 faqe, kushtuar shkrimtarëve martirë në 30-vjetorin e varjes së Havziut. Vitin e kaluar është nderuar me mbështetjen e Flamurit, shkrimtari i pushkatuar gjatë regjimit komunist Trifon Xhaxhika. Një grup shkrimtarësh bënë pelegrinazh në fshatin Peshtan të Tepelenës, ku është pushkatuar poeti i parë në regjimin komunist Trifon Xhaxhika. Për dy poetë të pushkatuar të Librazhdit: Vilson Blloshmi dhe Genc Leka është duke u botuar gjithashtu një libër”.

Po pse kjo ndjeshmëri e Flamur Hoxhes ndaj këtij grupi shkrimtarësh të varur e të pushkatuar, për të cilët Ministria e Kulturës nuk pati mundësi a vëmendje të duhur.

Një shembull në sipërmarrje sot, me biznesin e veshjeve tashmë në nivele ndërkombëtare, Flamuri u rrit duke e parë komunizmin në këndin e tij më të shëmtuar: atë të internimit. Banorët e zonës tregojnë se, pas pushkatimit të gjyshit të tij, në vitin 1974, gjashtë skoda me rimorkio dërgojnë në internim familjen e madhe të Flamurit, ndërsa ai ishte vetëm në klasën e dytë. Internim që zgjati deri në ardhjen e demokracisë.

Po le t’u kthehemi librave që kanë marrë jetë falë mbështetjes së tij.

Rexhep Shahu tregon pse kanë vlerë këto libra duke theksuar se, “Kanë vlerë, jo sepse nxjerrin Havzi Nelën disident. Havzi Nela është disident, është antikomunist. Është antikomunisti më i hapur, më i deklaruar, i cili ka thënë në gjyq “unë nuk ju dua juve. Unë jam kundër Enver Hoxhës”. Sipas tij, objekt e qëllim i botimit ishte nevoja për të evidentuar Havzi Nelën si shkrimtar. Është i vetmi shkrimtar i varur, nuk ka asnjë shkrimtar të varur. Ka shkrimtarët të pushkatuar siç janë: Vilsoni, Genci dhe Trifoni dhe priftërinjtë pas luftës së dytë botërore. Por, Havzi Nela është shkrimtari i varur i vetëm në Europë.c

Havzi Nela u var në sheshin e qytetit të Kukësit tek ish agjensia e Kukësit me 10 gusht 1998, dy vjet para shembjes së diktaturës komuniste.

Në 30 vjetorin e varjes së tij, Bashkia e Kukësit me nismën e Kryetarit të Bashkisë, Bashkim Shehu, ngriti bustin e tij në një bulevard të qytetit dhe ndërtoi nga themelet shtëpinë në fshatin e poetit në Kollovoz.

Në fakt, e shkuara është bazë për të ardhmen. Ne sot kur shkruajmë në mediat sociale, kur shprehemi vend e pa vend, nuk e dimë sa vlerë ka fjala e lirë.

Po ndërkohë, sa nga ne dinë këngët e gjyshërve tanë, vjersha, përralla, rite të dasmave e të mortit të zonës nga ku vijmë? Sot i gjithë rajoni i Kukësit, Hasit, Malziut, Fanit, malsisë së Gjakovës mund të shihet si një model për të gjitha rajonet e Shqipërisë, falë botimit të një trashëgimie kulturore të 9 volumeve, me mbi 4000 faqe të formatit të madh. Në një intervistë Rexhep Shahu tregon se janë publikuar e janë ende në botim e sipër disa visare. “Flasim për tradita, fjalë, e rite që nuk gjenden më. Që nga 1950, janë mbledhur nga Prof. Shefqet Hoxha, mes njerëve të moçëm të atyre viteve, por deri dje, para një viti, ishin dorëshkrim derisa e mori përsipër sponsorizimin e tyre Flamur Hoxha”.

Duhet dashuri për të bërë mirë e për të qëndruar në heshtje njëkohësisht. Njerëzit për njerëzit është historia e burrave kuksianë, ku sipërmarrësi nuk lë të harrohet poeti i varur, e nuk lë dorëshkrim gjithë pasurinë shpirtërore të zonës mbledhur me fanatizëm nga prof. Shefqet Hoxha.

Në një nga takimet në Akademinë e Shkencave në Tiranë shkrimtari Zija Çela, e cilëson Flamur Hoxhën “Deputet i Letërsisë”.

Ai në fakt, krahas 16 numrave të revistës letrare ILLZ, revistë letrare e Tiranës, ka mundësuar botimin e disa librave që kanë qarkulluar në Europë në disa gjuhë, flisnin për ne, e ne nuk e dinim çfarë.

Flitet për disa libra, të shkruara nga personalitete të spikatura serbe për qëndrimet e tyre antishshqiptare. Duhet guxim, për të risjellë pas më shumë se 100 vitesh, librin e ish Kryeminsitrit Serb Vladan Gjeorgjeviq, libër që thotë se Shqiptarët janë me bisht. Ai libër qarkullon prej kohësh, më shumë se një shekull në serbisht, gjermanisht dhe frëngjisht, por jo në shqip, ndonëse ish kryeministri i Shqipërisë Mustafa Kruja e ka përkthyer në 1928 në shqip në Kroaci.

Të gjithë kemi dëgjuar për shpërguljen e shqiptarëve, por kush e dinte që për këtë kishte një libër. Po për ndarjen e kufinjëve të Shqipërisë në vitin 1913? Flamuri ka mundësuar me mbështetjen e tij, të njohim më mirë disa qëndrime, konflikte politike e sociale përmes disa librave të veçantë që i bëjnë një nder të madh Albanologjisë. Albana Mucaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular