Gazetarja angleze, Alice Elizabeth Taylor ka reaguar sërish pas vendimit të autoriteteve shqiptare që anuluan rinonvimin e lejes së saj të qëndrimit, duke iu kërkuar kështu të largohet nga vendi.
Në dy pastime të tjera në ‘Twitter’, Taylor sqaron se anulimi i lejes është bërë me urdhër nga lart. “Faleminderit për mbështetjen. Për të korrigjuar lajme – Unë nuk jam dëbuar, por më tepër kisha leje qëndrimi për të qëndruar, por gjithçka u përmbys nga dikush ‘më lart’ se Drejtori i Emigracionit. Mua më kërkohet të largohem nga Shqipëria dhe pastaj të kthehem sërish – diçka që unë nuk jam në gjendje ta bëj”.
“Kjo është gjithashtu një shkelje e ligjit. E shikoj këtë si sulm ndaj meje dhe partnerti tim si rezultat i punës sime si gazetarë. 10 ditë më parë unë u miratua, tani gjithçka është përmbysur”, perfundoi ajo.
Taylor jetonte prej disa kohësh në Shqipëri, teksa ishte e angazhuar në portalin ‘The Balkanista’ dhe Exit.al.