Kryetari i PD-së në “Zonë e Lirë” foli edhe akuzat e qeverisë dhe mediave pranë saj që e lidhin atë rusët. Sipas Bashës, ai është politikani më evropian për momentin dhe investimin më të mirë Vladimir Putin e ka bërë te kryeministri Edi Rama.
Pyetja që vret e Arian Çanit: Lulzim Basha, biri im, a mos ndoshta sonte ka ardhur fiks moment që jut ë deklaroni dhe të pohoni nga kjo studio se në fakt djegien e mandateve dhe fillimin e këtyre protestave i bëni sepse keni prapa mbështetjen e Moskës?
Lulzim Basha: Kjo po që është për humor. Kjo pjesë e propagandës të kujton propagandën e Enverit. Se të rinjtë ndoshta s’e mbajnë mend. Në fund fare, kur nuk ecte asgjë tjetër, shpikej armiku i jashtëm që mbështeste kundërshtarin e brendshëm. Dhe në këtë rast, ata që e kanë shpikur këtë, më duket edhe se janë të kohës së Enverit. Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më proevropian, më evropian në radhë të parë, që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër vjen dikush tjetër më evropian se unë, por deri më sot, politikan më evropian se unë nuk ka. Ndërsa Edi Rama është ai që pret oligarkët rusë në zyrë, i ka pritur prapë Gunvorin, naftën e Shqipërisë jua ka dhënë sot rusëve. Putini, investim më të mirë se tek Edi Rama nuk ka. Naftën e merr me Gunvorin, sistemin demokratik e ka shkatërruar, me një stil të ngjashëm, dhe agjendën rajonale për ndarjen e Kosovës, Vuçiç e Rama e bëjnë fare mirë, kështuqë nuk ka fare nevojë të investohet në asnjë factor tjetër politik. Dhe padyshim, nuk ka nevojë të investohet tek Lulzim Basha, i cili njihet botrisht për pikëpamjet e tij evropiane dhe atlantiste.