BallinaKryesoreGomat e djegura përballë hashashit!

Gomat e djegura përballë hashashit!

spot_img
spot_img

Nga Flamur Vezaj
###
Djegia e gomave ne protesten e opozites nga banoret e unazes se re, ia paskan prish imazhin Shqiperise!!!! E per ta rregulluar kete imazh te demtuar ne arenen nderkombetare, KM u nis drejt Italise per ta rregulluar ate duke dal ne mediat e vendit fqinje me atlete (nuk po zgjatem te ato qe tha). Por jo vetem KM, por edhe shqiptare te tjere te sukseseshem paskan reaguar dhe qenkan mobilizuar te rregullojne imazhin (qe mire bejne) disa me koncerte, disa me ndeshje futbolli, ca tjere me takime me gazetar e ca duke dal ne media te ndryshme per te fol per Shqiperine qe fal qeverise ka “lulezuar”! Po shume mire bejne qe flasin per vendin e tyre se bejne detyren ndaj vendit dhe kombit! Por une mendoje se keto gomat nuk jane asgje perballe reportazheve e kronikave nga Shqiperia per grupet e strukturuara kriminale, trafikun e drogave apo edhe per me te fundit fare mbjelljen e Shqiperise me hashash! E per keto tema, qe ne 2016 e ne vazhdim nuk ka televizion kombetare, lokal, media e shkruar e radio te shumices se shteteve te Evropes e deri ne Dubai qe nuk kane shkruar!! Te gjithe kane pasqyruar mbjelljen e droges ku disa media nderkombetare e cilesuan kete masivitet mbjelljesh si nje “fenomen te lejuar ne heshtje nga qeveria” (pa fol per ish-ministrin e brendshem i akuzuar si pjesetare te grupit kriminal qe merrej me trafik te droges)!! E vec kesaj, jo pak here Shqiperia eshte dhe vazhdon te etiketohet edhe si parajsa e pastrimit te parave te paligjshme!! Per te gjithe keto kronika, shkrime e reportazhe etj, qe ia bojatisen me te zeze imazhin Shqiperise, si nuk reaguan njehere keto shqiptaret e sukseseshem qe na qenkan merzitur per gomat e djegura!??! Po ku ishit ju kur Shqiperia gjelberohej nga hashashi dhe mediat nderkombetare ngrenin alarmin e sidomos ata italiane!? Gjithesesi keni te drejte te reagoni edhe me vonese por jo me fjalet e KM apo makinerise se tyre propagandistike e cila akoma nuk ka rregulluar imazhin e vendit si prodhues me i madh i hashashit ne Evrope dhe po mundohet ta kaloje demtimin e imazhit te gomat e djegura te disa hallexhinjeve qe duan me i nxjerr nga shtepite e tyre! Pa folur ketu per masivitetin e shqiptareve qe po largohen nga “mireqenia e krijuar nga qeveria” dhe po kerkojne azil ekonomik (etj) ne vende te ndryshme apo ky masivitet nuk quhet demtim imazhi per qeverisjen e “sukseshme” te Rilindjes!? Keshtu qe reagoni e vazhdoni te kontribuoni per nje imazh te mire te shqiptarise por mos lejoni qe imazhi dhe fjala juaj te perdoret nga politika per interesat e tyre te turpshme!
#suksese_ne_daljet_e_radhes#

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular