BallinaKryesoreLetër e Dylqinës së Tironës Don Kishotit të Surrelit

Letër e Dylqinës së Tironës Don Kishotit të Surrelit

spot_img
spot_img

Nga Luçiano Boçi

Lider global dhe sovran!
E plagosura prej kamës së intervistës tënde tek Bruno Vespa dhe zemërçjerrura prej shigjetave të “mençurisë” tënde, o fort i adhuruar Don Kishot i Surrelit, të uron shpëtimin, të cilin ti nuk po e gjen dot as tek RAI.
Në qoftë se e zgërdhimja jote më përbuz dhe harbutëria jote s’më favorizon dhe mospërfillja jote më torturon akoma, atëherë, ndonëse jam e stërvitur në vuajtjet nëpër dogana, prapë nuk do të jem e zonja ta duroj këtë qeder që po të kurdisin, i cili është jo vetëm i fortë, po edhe i paprerë për Rilindjen tonë.
Sançoja i vogël, shqytari yt i krahut të djathtë, që rri mbi gomarin e qeverise sonë kalorsiake, do të të japë një raport të plotë mbi devotshmërinë time, në të cilën jam katandisur nga shkaku yt, o Skënderbeu im spanjoll, o timonieri im pa busull.
Në daç të më ndihësh, jam e jotja e, në mos, po bëj si të të dojë qejfi, se do t’i jap fund karrierës sime po s’të shpëtova ty dhe kështu do të kënaq zemërgurërinë tënde dhe dëshirën time të madhe televizive.
E jotja gjer në psikiatri.
DYLQINJA E TIRONËS!

*përshtatur sipas Fan Nolit
Shënim: Letra u botua pas zbulimit më të fundit rilindas, sipas të cilit Don Kishoti i përket Letërsisë Shqipe)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular