BallinaBotaMedia koreano-veriore: takimi Trump-Kim i padobishëm

Media koreano-veriore: takimi Trump-Kim i padobishëm

spot_img
spot_img

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut pranuan për herë të parë të premten se takimi mes udhëheqësit të saj Kim Jong Un dhe Presidentit amerikan Donald Trump ishte i padobishëm, duke thënë se njerëzit po fajësojnë Shtetet e Bashkuara për mungesën e një marrëveshjeje.

Presidenti Trump megjithatë ishte i hapur për më shumë bisedime me Korenë e Veriut që synojnë çarmatimin e saj, tha këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare, pavarësisht njoftimeve se Pheniani ka riaktivizuar pjesë të programit të tij të raketave.

“Publiku brenda dhe jashtë vendit që kishte shpresuar për sukses dhe rezultate të mira nga takimi i dytë në Hanoi ndjen keqardhje, duke fajësuar SHBA-në që takimi përfundoi pa një marrëveshje”, thuhej në një koment të gazetës së Partisë Punëtore që qeveris Korenë e Veriut.

Gazeta përdor retorikë të ashpër kundër Japonisë, duke e akuzuar atë se “dëshiron shumë” që marrëdhëniet mes Phenianit dhe Uashingtonit të ndërpriten dhe se e kishin “duartrokitur” prishjen e takimit.

Këtë javë, dy organizata amerikane si dhe agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut thanë se Koreja e Veriut po rindërton bazën e raketave në Sohae. Presidenti Trump reagoi duke thënë se do të ishte “shumë, shumë i zhgënjyer” me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un nëse ky lajm është i vërtetë. Organizatat amerikane njoftuan të enjten se besonin se vendi i nisjes së raketave është sërisht në gjendje pune.

Facebook Forum

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular