Në derbin mes Birmingham dhe Aston Villa në Championship, ka ndodhur një incident i rëndë. Kapiteni i skuadrës mike, Jack Grealish është goditur pas koke nga një tifoz, i cili zbriti në fushë dhe sulmoi dhunshëm kundërshtarin e skuadrës së tij.
Agresori u arrestua nga forcat e sigurisë, ndërsa mesfushori u ndihmua nga lojtarët e të dyja skuadrave për t’u ngritur dhe për të vijuar lojën normalisht.
Fan attacking Grealish from behind. That is absolutely disgraceful… #avfc pic.twitter.com/ItheszrF5P
— Ian DW (@sportdw) March 10, 2019