Athinë/Emigrantët shqiptarë protestojnë “Rama ik”!

0
322

Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë protestuar sot përpara ambasadës së tyre në Athinë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka qenë paqësore, me flamuj shqiptarë dhe do ë vazhdojë edhe në ditët në vijim. Kreu i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci, u shpreh se arsyet për të protestuar janë të shumta!

“Shqipëria dhe shqiptarët janë marrë peng banda në pushtet, kjo klikë mafioze e ndërtuar në bazë të parave dhe aferave korruptive te pista dhe kriminale! – shprehet ai.- Ky grup mafiozësh të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, duhet asgjësuar sa më parë! Situata e krijuar, paraqet rrezik serioz për vendin!

Ne emigrantët jemi një forcë e madhe dhe e konsiderueshme për të ardhmen e vendit, kemi dhënë ndër vite, kontributin e pakursyer duke qenë kolonat kryesore të ekonomisë dhe modernizimit te shoqërisë, ndaj dhe përgjegjësitë tona janë të mëdha saqë vendimmarrja dhe insistimi ynë duhet të jetë i prerë dhe në kohë.

Bashkimi ynë në këtë proteste, ka në thelbin e saj, përcjelljen e mesazhit te pakënaqësisë kundër qeverise se Edi Rames, duke marrë parasysh gjendjen aktuale të rënduar në vendin tonë.

Organizimi ynë i kalon kufijtë partiak, hapa me tej të rëndësishme janë arsyet tona, atë qe çdo Shqiptar e ka ne ndjenjën patriotike, ne shpirt dhe ne zemër për te ndërtuarit e imazhit te vendit tone te dashur, Shqipërinë!

Emigrantët e duan Shqipërinë si gjithë Europa. Ne kërkojmë një model funksional demokratik, pro perëndimor në Shqipëri.”

Sigurisht që problemet tona kane qene me se te shumta dhe janë lënë pas dore, mbase dhe te keqtrajtuara, si ne atdheun tone ashtu dhe ne vendin ku jetojmë.

Bashkimi për te mbrojtur këto te drejta është ne dorën tone dhe jo te tjerëve!

Gjithçka qe bëjmë, është një investim qe i bëhen brezave te ardhshëm, fëmijëve tanë!!

Partia Demokratike e Shqipërisë, Kryetari i saj z. Lulzim Basha, opozita e bashkuar, kane te vetmin qellim, shporrjen e këtij sistemi te kalbur, ngritjen e një shteti funksional, te bazuar ne drejtësi dhe rregulla demokratike institucionale pro perëndimore.”