BallinaKryesoreNdryshoni pikëpamjen tuaj mbi Universin, 5 teoritë e diskutueshme

Ndryshoni pikëpamjen tuaj mbi Universin, 5 teoritë e diskutueshme

spot_img
spot_img

A keni parë ndonjëherë yjet lart në qiell, dhe keni nisur të mendoni se si filloi gjithçka? Të gjithë kemi dëgjuar për Teorinë e Big Bengut, dhe jemi të vetëdijshëm se universi ynë po zgjerohet, por cilat janë teoritë e tjera?

Një Univers i Ricikluar

Një teori, është se universi ynë vazhdimisht vetë-riciklohet. Çdo trilionë vjet, universi shpërthen në jetë, ashtu si Big Bengu, por jo vetëm një herë. Është një cikël i pafundëm i rilindjes, dhe i vdekjes. E ashtuqujtura “Teori e Universitetit Ciklik”, mund të ndihmojë në shpjegimin se përse universi nuk po zgjerohet aq shpejt, sa sugjerohet nga teoria e Big Bengut.

Në fakt, ajo gjithashtu mund të mbështesë një teori të hershme të Albert Ajnshtajnit, lidhur me “konstanten kozmologjike”. Ajnshtajni e përshkroi këtë si një zonë statike në hapësirë, ​​e cila nuk po zgjerohet. Kjo konstante njihet si “llambda”, por u refuzua si një teori kur Edvin Habëll zbuloi se universi, është duke u zgjeruar. Teoria është se kjo “llambdë”, degradon me kalimin e kohës, duke detyruar kështu natyrën ciklike të vdekjes dhe rilindjes.

Universi ynë është një Hologram

Çfarë është një univers holografik? Ne nuk jetojmë në një lloj ferri të tipit “Matrix”. Universi ka më shumë dimensione. Astrofizikantët, kanë shqyrtuar disa anomali në zhurmën kozmike të mbetur në sfond pas Big Bengut. Ata gjetën dëshmi që mbështesin tezën e një universi holografik.

Ne ekzistojmë në tre dimensione, por shkencëtarët propozojnë që në fakt jetojmë në një gjendje dy dimensionale. Kjo është e vështirë të imagjinohet, por mjfton të mendoni pak për kartën tuaj të kreditit ose debitit dhe hologramin në të. Është një imazh 3D në një sipërfaqe 2D.

Ose si të shohësh një film 3D, në një televizor 2D. Kur shohim diçka në një ekran të sheshtë, truri ynë e përpunon atë në 3D, pavarësisht se e dimë që ai është i sheshtë. Dallimi në universin tonë holografik, është se ne mund të prekim, ndiejmë aromën dhe shijojmë.

Teoria e Fijeve

Një nga teoritë tona më pak të debatueshme të Universit, por që nuk është më pak e çuditshme, është Teoria e Fijeve. Edhe kjo e fundit, merr parasysh dimensionet e hapësirës dhe kohës. Por Teoria e Fijeve, pretendon që Universi ynë është vetëm një pjesë e vogël e një multi-universi shumë më të madh.

Ky multi-univers është 9-dimensional, por ne mund të shohim vetëm 3 dimensione . Për më tepër, Universi ynë do të duket i sheshtë, si një fletë letre. Kjo do të thotë që universet e tjera mund të qëndrojnë poshtë nesh ose në krye, ato mund të ndryshojnë përgjatë vijave të kohës, hapësirës ose madhësisë. Ajo që sugjeron kjo teori, është se çdo Univers është i ndryshëm nga yni.

Për shembull, disa mund të jenë gati identikë, ndërsa të tjerët mund të mos ekzistojnë fare. Shkencëtarët që e besojnë këtë teori, mendojnë se nëse mundemi të udhëtojmë aq larg, ne mund të përfundojmë duke takuar versionet paralele të vetes sonë.

Universi si Flluskë

Imagjinoni një vakuum, dhe energjinë brenda tij. Kjo energji zhvendoset në të gjithë hapësirën. Pastaj imagjinoni që boshllëku është një tenxhere me ujë, që nxehet mbi sobë, dhe energjia është flluska në ujë. Disa nga këto flluska zhduken, të tjerat goditen me njëra-tjetrën, dhe disa bëhen më të mëdha e të tjerat më të vogla. Por secila prej tyre është një univers. Kjo është teoria e Universit si Flluskë. Kjo teori, buron nga ajo që dimë mbi normën me të cilën universi po zgjerohet.

Universi u krijua për ne njerëzit

Planeti ndodhet në atë që quhet zona e banueshme e Universit. Por a mund të ishte edhe në një zonë tjetër? I quajtur ndryshe si Parimi Antropik, kjo teori sugjeron se kushtet e përsosura në univers, janë projektuar posaçërisht për të mbështetur jetën njerëzore.

Për shembull, nëse llambda do të ishte shumë e madhe, universi do të ishte shkatërruar menjëherë pas Big Bengut. Megjithatë, llambda është jashtëzakonisht i vogël. Si e tillë, vetëm qeniet inteligjente, pra njerëzit, mund ta respektojnë dhe ta vlerësojnë atë për atë që është. Me fjalë të tjera, universi duhet të krijohet për ata që kanë inteligjencën ta respektojnë atë./“Learning Mind” – Bota.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular