BallinaAktualitetSkandali/Ina Zhupa: Kreu i PS, drejtor i OSHEE, i jep Safet Gjicit...

Skandali/Ina Zhupa: Kreu i PS, drejtor i OSHEE, i jep Safet Gjicit tenderin 640 milionë lekë pa garë

spot_img
spot_img

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar sot një denoncim të fortë, ku thotë se firma e Safet Gjicit ka marrë pa garë tenderin e OSHEE-së Burrel.

Sipas denoncimit Drejtoria e OSHEE Burrel e drejtuar nga Agron Malaj ka kërkuar të blej për 2 vite shërbimin e ruatjtjes fizike, me 21 Janar 2019 , ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63 . 828 . 244 lekë ( rreth 640 milion lek), dhe fituese është shpallur kompania e Gjicit.

Ja postimi i plotë i Zhupës:

Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE për këte qytet jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security shpk, kompanisë de facto te Safet Gjicit.

Postet politike dhe postet e administrates janë njëhsuar në Burrel si edhe në gjithë Shqiperinë ku funksionaret e PS janë edhe drejtor të rëndesishëm. E gjitha kjo reflektohet edhe në tenderat dhe mënyrën e tyre të punës, ku i përzgjedhuri i rradhës për të marr tenderin pa garë, me oferten limit është ish kandidati për deputet dhe eksponenti i PS Safet Gjici.

Drejtoria e OSHEE Burrel e drejtuar nga drejtori z. Agron Malaj, konkretisht ka kërkuar të blej për 2 vite shërbimin e ruatjtjes fizike, me 21 Janar 2019 , ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63 . 828 . 244 lekë ( rreth 640 milion lek).

Me datë 26 shkurt 2019 “Eurogjici-Security sh.p.k “ shpallet fituese e tenderit me një vlerë pranë kufirit limit prej 63,825,985 Lek , ku pjesëmarrëse fiktive është dhe kommpania “NAZERI – 2000” e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike.

Kjo është menyra sesi Rilindja menaxhon parate e shqiptarëve, duke i dhënë në duart e funksionareve të saj, të cilat pastaj i menaxhojnë edhe blerjen e votave gjatë fushatave elektorale.

Ky sistem i kalbur në cdo qelizë, rrëzohet dhe ndryshohet vetëm nga qytetaret. Te gjithë bashkë me 16 Mars!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular