Ne takimin e po vazhdon ne Kroce, kreu i PD Basha tha se ulja e çmimit të naftës, ulja e çmimit të energjisë, vetëm një taksë 0.5% për biznesin, nuk bëhen realitet pa larguar qeverinë e kapur në vjedhje.
Ulja e çmimit të energjisë do t’ju krijojë mundësinë që të mbani biznesin. Të punësoni edhe dikë tjhetër dhe të mos mbyllni biznesin. Me xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit do të klasifikohet si biznes i vogël. Do të përjashtohet nga TVSH dhe do të paguajë vetëm një taksë lokale dhe qëndrore bashkë. 0.5% të xhiros vjetore. Me këtë taksë do të shlyhesh të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Do të vendosësh një pullë këtu në xham dhe prania e çdo inspektori do të kondiderohet e paligjshme. Këto masa i marrim për të përmirësuar klimën e biznesit si punësuesi më i madh. Ulje e çmimin të naftës, ulje të çmimit të energjisë dhe 0.5% taksë e xhiros vjetore. Pa larguar një qeveri që është kapur duke ju vjedhur ju asgjë nuk bëjmë dot. Më 16 shkurt qytetaria e Korçës të zbresë në Tiranë në protestë.