Gjermani/Dy motra shqiptare të martuara me dy vëllezër vdesin në aksident

2
656

Dy motra shqiptare nga Gjakova humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Gjermani, ditën e djeshme, transmeton Shqiptarja.

Sipas mediave gjermane, motrat ishin të martuara, edhe bashkëshortët e tyre janë vëllezër me njëri-tjetrin. H.Sh dhe F.Sh, janë inicialet që mediat gjermane publikojnë për motrat që u ndanë nga jeta. Në raportimin e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Duke sqaruar dinamikën e ngjarjes, mediat thonë se në aksident u përfshinë dy makina, tip Mercedes dhe Opel, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë.

Në gjendje të rëndë ndodhet edhe një 51-vjeçar, shoferi i automjetit tip Opel, i cili ka marrë dëmtime të shumta nga përplasja dhe është në luftë për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha.

2 KOMENTET

Comments are closed.