E rëndë tragjedia që ka pllakosur familjen Karazajmi në Peshkopi, ku dy prindër të rinj në moshë, Gentian dhe Klodiana Karazajmi humbën jetën në një aksident me motor ditën e diel. Gentiani 34-vjeçar dhe gruaja e tij Klodiana kanë lënë pas katër vajza të mitura, që do ta ndiejnë tërë jetën e tyre humbjen e prindërve.
Njoftimi zyrtar i Policisë:
“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”.