BallinaKryesoreDeklarata e LSI, Petrit Vasili: Dosja 339, prova e masakrës ndaj zgjedhjeve

Deklarata e LSI, Petrit Vasili: Dosja 339, prova e masakrës ndaj zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili në një dalje publike për mediat ka denoncuar, sipas tij, vjedhjen e votave në Shqipëri. ‘Dosja 339 është një turp për atë se në këtë vend kriminelët kanë vendosur për gjithçka. Kryeministri del publikisht dhe mashtron pa pikë turpi. Ne i kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë aferat korruptive të kësaj qeverisjeje të marrë fund’, tha Petrit Vasili.

Ja deklarata e plotë për mediat

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama i kapur me presh ne dore me grabitjen e zgjedhjeve me banda kriminale po llap nëpër antimitingjet e tij me administratën e shtetit se gjoja sipas tij edhe partitë e tjera kanë bërë si ai. Është koha që ky mashtrues dhe hajdut ordiner votash të mbyll gojën dhe tu japë fund mashtrimeve të tij dhe bashkë me të edhe disa të huaj që haptazi apo në prapaskenë i mbajnë ison këtyre dezinformimeve lidhur me zgjedhjet. Për këtë se kryeministri apo gjithë atyre që pëlqejnë gjellën dhe parat e kanabisit të kryeministrit po iu sjellim në kujtesë se çfarë ka thënë OSBE/ODIHR-i në raportin përfundimtar për zgjedhjet e vitit 2017. Aty tregohet qartë, e zeza mbi të bardhë se vetëm PD dhe LSI kanë denoncuar publikisht dhe me fakte operacionin kriminal të shit-blerjes së votës ndërsa më ndiqni me vëmendje qytetarë ,ndërsa PS dhe kryeministri shqiptar nuk përmenden në raport, sepse ishin shumë të lumtur edhe me vjedhjen e votës, edhe me kriminalizimin e zgjedhjeve, edhe me përvetësimin e zgjedhjeve. Sepse ishin frymëzuesit dhe përfituesit e vetëm të këtij operacioni kriminal. OSBE/ODIHR thotë në raportin përfundimtar dhe këtu nuk janë fjalët e mia.

Gjatë fushatës pati aludime të përhapura për blerjen e votës. Pas ditës së zgjedhjeve, si PD dhe LSI përsëritën pretendimet e tyre pranë misionit të vëzhguesve zgjedhorë të OSBE/ODHIR-it se kishte ndodhur një operacion masiv I përhapur gjerësisht për blerjen e votës. Të dyja këto parti treguan raste konkrete. Por në mungesë të provave të mjaftueshme, nuk paraqitën ankim ligjor. Megjithatë PD dhe LSI, nënvizoj, iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkala e blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i drogës. Këto janë ato që thotë OSBE/ODIHR. Më tutje OSBE/ODIHR vazhdon: Fushata u karakterizuar nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore, pra resurset shtetërore të shtetit të Edi Ramës dhe presione të shumta me vendin e punë në këmbim të votës, të bëra gjerësisht nga Partia Socialiste. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut. Shumë prej vëzhguesve të OSBE/ODIHR, vazhdon raporti, shprehën shqetësime që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës të kësaj fushate.

Sigurisht opozita në atë kohë konstatoi problemin, opozita në atë kohë nuk ishte as Prokurori dhe as hetuesi por pati mprehtësinë dhe ndjeshmërinë ta konstatonte, ta bënte publik, të çonte dhe faktet që ajo siguroi. Sot kemi konfirmimin që i vë vulën këtij procesi, dosjen 339 dhe dosja 184. Pjesë të kësaj dosje ju i njihni qytetarë nga publikimet që janë bërë, por që janë vetëm një grimcë e së vërtetës që fshihet aty Brenda, e cila dosje nga Prokuroria është bllokuar dhe nuk lëviz që aty sepse do të thotë rënie Brenda sekondës e kësaj qeveri. Edhe në atë kohë gjatë zgjedhjeve në cilësinë e Kryetarit të LSI-së, kam informuar të gjithë ambasadorët e BE, në takim zyrtar publik me ta, për këtë operacion masiv dhe kam kërkuar që ata të bënin gjithçka për ta ndalur atë. Për fat të keq ata bënë pak ose mirë me thënë nuk bënë asgjë. Dhe ky operacion kriminal ndaj të cilit duhej bërë një presion I jashtëzakonshëm duhej marrë çdo masë, vazhdoi dhe solli këtë vend në buzë të greminës.

Raporti I OSBE që unë citova, dosja 339 dhe dosja 184 janë prova shkatërruese publike dhe një arsye e pakapërcyeshme që Kryeministri por dhe ca të huaj, klientë të tij, të mbyllin përfundimisht gojës dhe tendencën për të bërë alibinë e Kryeministrit të këtë operacion kriminal dhe në këtë masakër të zgjehdjeve. Dhe I ftoj mos të thellohen dhe më shumë në inkriminimin e tyre në aferën kriminale të zgjedhjeve që e ka vënë demokracinë në Shqipëri në rrezikun dhe qorrsokakun më të madh në historinë e pluralizimit. Faktet flasin vetë, të gjitha intrigat dhe shpifjet bien poshtë brenda sekondat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular