BallinaAktualitetMbrojti shtëpinë e saj tek "Petro Nini’, pezullohet policja

Mbrojti shtëpinë e saj tek “Petro Nini’, pezullohet policja

spot_img
spot_img

Punonjësja e policisë se shtetit Blerta Dervishi, të cilës dje iu desh të përballet me kolegët e saj për të mbrojtur banesën, është pezulluar përkohësisht nga detyra. Ajo tregon per BW se ditën e djeshme është kontaktuar nga eprorët për t’i thënë se do të pezullohet për shkak se nuk ka lejuar përmbarimin të kryejë detyrën.

‘Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrotja shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën. ”- tha efektivja për BalkanWeb.

Blerta Dervishi është pjesë e patrullës Shqiponja në Policinë e Shtetit, ndërsa një ditë më parë pamjet teksa ajo dhe banorë të tjerë të godinës në plan për t’u shembur pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ iu desh të përballen me forca të shumta të policisë së shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular