Nga Tritan Shehu
Ne Kelcyre terrori policor dhe shkelja e te drejtave te njeriut tashme arrin nivelet me ekstreme.
Mbasi kerkohet tu shemben shtepite e ambjentet e tyre dhjetra familjeve, te ndertuara keto ne vite konform lejeve, sot u mohohet edhe e drejta kushtetuese e protestes.
Ky rregjim autokratik e kleptokrat, ky pushtet lokal, qe kerkon te “implementoje” jashte cdo transparence aty nje “projekt rekreativ” me vlere disa miliona euro, ndaj te cilit eshte shprehur kundra edhe Keshilli Bashkiak, tashti kerkon nepermjet Policise tu mbylle gojen qytetareve.
Dje ne zyrat e policise se Kelcyres u thirr per te terrorizuar komunitetin Kryetari i PD e qytetare te tjere.
Ndersa shefi komisariatit Feliks Hysa u dorrezon banoreve nje “leter”, nepermjet te ciles duke gjetur ca “mberthecka”, u mohoet atyre e drejta e protestes paqesore, ne qytetin e tyre, perballe shtepive te tyre, ne mbrojtje te tyre!
Pyes, a ka dijeni per keto akte abuzive N.Drejtori i policise se Qarkut Z.Kosta Dafa?
Dua te pyes edhe Z.Hysa, a e tregoi ai kete “devocion” pak vite pare ne postin qe kishte ne Kurbin, per te luftuar veprimtarine kriminale te kanabizimit aty?
Ndersa banoret e nderuar dhe te viktimizuar e kane kuptuar se cdo terheqje nga rrezistenca demokratike, do t’i lere nen “qiell te hapur” dhe financimet milioneshe do te perfundojne aty ku do te shkonin ato te Astirit, po mos te ishte reaguar.