BallinaEkonomiAfrimi ekonomik me Europën, po thellojmë hendekun e mirëqenies

Afrimi ekonomik me Europën, po thellojmë hendekun e mirëqenies

spot_img
spot_img

Ekonomia e Shqipërisë është në rritje, por ritmet e saj nuk janë të mjaftueshme për të ngushtuar deficitet në nivelin e mirëqenies me vendet e BE, madje sipas një analize që kanë bërë Instituti Ekonomik i Vjenës (WIIW).

Midis vendeve të Evropës Qendrorë dhe Lindore histori suksesi në drejtim të konvergjencës kishin ishin Lituania, Rumania dhe Mali i Zi, të cilat arritën rriten të ardhurat e tyre respektivisht 8.7, 8.6 dhe 6.9 pikë përqindjeje kundrejt nivelit mesatar të të ardhurave të BE 28 gjatë 2013-2015.

Ndërsa katër vende, Shqipëria, Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia humbën respektivisht 1.1, 4.2, 5.1 dhe 10.6 pikë përqindje, kundrejt mesatares së BE në të njëjtën periudhë.

Hendeku në nivelin e mirëqenies ndërmjet Shqipërisë dhe Europës është thelluar edhe më tej gjatë pesë viteve, raportoi nisma Instituti i Vjenës.

Të gjitha vendet e rajonit përjetuan një rritje pozitive ekonomike në 2017, teksa 10 prej tyre arritën ritmet më të larta të rritjes së PBB-së reale gjatë 5 viteve të fundit. Kjo rritja u nxit kryesisht nga zgjerimi i kërkesës së brendshme dhe kushtet e favorshme në ambientin e jashtëm. Rumania ishte performuesi më i mirë në CESEE për të dytin vit radhazi, duke u rritur me 7.3%.

Rritjen më të madhe në procesin e konvergjencës në fund të vitit 2017 e pati Republika Çeke, e cila rriti me 88% të nivelit mesatar të të ardhurave.

Instituti i Ekonomik i Vjenës vlerësoi se faktorët demografikë janë të rëndësishëm për formimin e proceseve të konvergjencës. Në disa rajone të tilla si Ballkani popullsia është në rënie, dhe arsye kryesorë është emigrimi në BE.

Por gjithashtu pasiguria në lidhje me goditjet e jashtme të tilla si dobësia në eurozonë, politika tregtare amerikane, Brexit, faza e ftohjes së ciklit të biznesit si dhe ndryshimet më afatgjata strukturore siç është shfaqja e ekonomisë së re digjitale mund të jenë sfiduese për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në rajonet e varfra të Europës ku përfshihet edhe Ballkani. Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular