BallinaAktualitetQarqet më të plakuara janë Gjirokatra, Saranda dhe Lezha, të rinjët zgjedhin...

Qarqet më të plakuara janë Gjirokatra, Saranda dhe Lezha, të rinjët zgjedhin Tiranën

spot_img
spot_img

Qarqet më të plakuara të vendit janë Gjirokatra, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjirokastër është 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37. 2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç.

Qarqet me moshëm mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.

Shqipëria ka moshën mesatare të popullsisë më të re në Europë me 35.4 vjeç, por ndryshimet e forta demografike me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë po krijojnë një proces me të shpejtë plakjes se vendet e Europës, ku mosha mesatare e popullsisë është nga 40-47 vjeç sipas rajoneve.

Në Europë me popullisë më të plakur paraqiten rajonet e Gjermanisë së Veriut me një moshë mesatare 47 vjeç të popullsisë, më pas rajonet më popullinë më të plakur janë në Italinë e veriut dhe në Spanjë. Teksa shtete e lindjes në BE kanë kanë moshën mesatare të popullsisë më të re, të tilla si Rumania, Polonia, Bullgaria dhe në tërësi Rajoni I Ballkanit dhe Turqia, ku mosha mesatare e popullsisë është nën 40 vjeç në shumicën e rajoneve.

Për shkak se struktura e popullsisë po ndryshon me shpejtësi në favor të moshave të vjetra, shumë biznese që nga prodhuesit për tregun e vendas, por sidomos sektori i shitjeve me pakicë dhe shërbimeve, duhet të zhvillojnë projeksione të reja për bizneset e tyre. Ajo që për vende të zhvilluara të Europës ka ndodhur për dekada, në Shqipëri po ndodh brenda vitit. Në vitin 2018, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0% në 25,4%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje nga 19,4% në 20,1% për të njëjtën periudhë.

Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, varësia e të rinjve ndaj popullsisë në moshë pune ishte 30% dhe për të moshuarit 17%. Përqindja e fëmijëve do të ulet më tej (në 17% në vitin 2020, gjysma e përqindjes së vitit 1989) dhe ajo e të moshuarve do të trefishohet në 15% krahasuar me vitin 1989.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular