BallinaAktualitetLulzim Basha- ambasadave: Të jenë palë me vlerat, jo me personat apo...

Lulzim Basha- ambasadave: Të jenë palë me vlerat, jo me personat apo partitë, protesta do jetë historike

spot_img
spot_img

Me ministrin e jashtëm çek patëm mundësi të shpalosim edhe njëherë vlerat evropiane si esenca e betejës tonë. Dhe jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga fakti se në betejën për vlerat evropiane, për zgjedhje të lira, për një parlament të shkëputur nga krimi, për një qeveri të çliruar nga krimi i organizuar dhe interesat e oligarkisë, dhe për një Shqipëri të çliruar nga qeverisja kriminale, ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues të vëmendshëm, por edhe një mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit evropian të Shqipërisë.

Rrugëtimi evropian i Shqipërisë pengohet nga korrupsioni galopant, pengohet nga krimi i organizuar, pengohet nga asgjësimi i votës së lirë. Ndaj, përpjekja jonë, jo thjesht për të larguar një regjim të ardhur në pushtet përmes paktit me krimin, por për të çliruar votën e lirë dhe për të bërë një pakt kombëtar me të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë, ku vlerat thelbësore të demokracisë, të ekonomisë, të lirisë, të mos i cënojë më dot askush dhe askush më të mos jetë në gjendje të kapë institucionet dhe t’i shërbejë krimit dhe oligarkisë. Se ky pakt kombëtar ka nisur tashmë rrugëtimin, jo vetëm përmes protestave dhe aksionit qytetar, por edhe përmes përfshirjes dhe gjithëpërfshirjes së elitës intelektuale, siç ishte rasti i djeshëm, ku pata kënaqësinë të ndaj mendimet me elitën e artit dhe të kulturës shqiptare, por edhe të sipërmarrjes, të studentëve, të rinisë, të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Zoti Basha, ambasada amerikane u ka kërkuar sot të të lini pjesën tjetër të deputetëve të punojnë dhe të mos ketë akte dhune.

Basha: Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave, por mqse më pyesni një sygjerim e kam.

Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh.

Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin.

Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që e vetmja mënyrë për të garantuar ndarjen e së keqes, është protesta.

Këtë e tregoi protesta e Teatrit, këtë e tregoi protesta e banorëve të Unazës, këtë e tregoi protesta e Studentëve, këtë e tregoi protesta e 16 Shkurtit dhe protestat e tjera që pasuan, këtë do e tregojë ehe protesta e së nesërmes, për të cilën kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, një nga bashkimet më të mëdha të qytetarëve, për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të Europës.

Bashkë do ta hapi, dhe duke hapur këtë derë, përmes vlerave europiane do të rikthejmë mundësitë dhe shanset për liri, për mirëqenie dhe për zhvillim për çdo shqiptar.

Falemnderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular