BallinaBotaMasakër në Zelandën e Re, 40 viktima pas sulmit në dy xhamia

Masakër në Zelandën e Re, 40 viktima pas sulmit në dy xhamia

spot_img
spot_img

Të shtëna me armë në Zelandën e Re. Siç raportojnë mediat e huaja, tre burra dhe një grua kanë hapur zjarr në dy xhami në Christchurch.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale dhe deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 40 por numri nuk konfirmohet nga policia.

Kjo e fundit ka lajmëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë dhe ka arrestuar 4 të dyshuarit për ngjarjen e tmerrshme.

Nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes por sipas mediave lokale një prej personave që ka hapur zjarr është një australian dhe para sulmit kishte hapur një banderolë kundër emigrantëve. Ndërkohë që policia po heton për ngjarjen dhe pistën e një sulmi terrorist.

Për ngjarjen reagoi dhe kryeministri i Zelandës së Re, Jacinta Arden i cili e quajti ditën e sotme një nga më të errëtat e vendit.

“Një akt i pashembullt dhune. Është një ndër ditët më të errëta të Zelandës së Re.Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave por është një ngjarje e tmerrshme” – ka thënë ai. Sipas Associate Pres myslimanët përfaqësojnë 1,1% të popullsisë në Zelandës e Re.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular