E gjendur në panik nga protesta madhështore që pritet që mbahet nesër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, makineria e pushtetit të Rilindjes ka nisur që sot të tentojë të frenojë uraganin qytetarë që do të derdhet si asnjëherë më parë në Tiranë. Mësohet se sejmenët e pushtetit kanë nisur të japin porositë për të penguar qytetarët për të ardhur nesër në kryeqytet në takimin me historinë.
Me konkretisht mësohet së në Lushnjë po bëhet presion ndaj autobusëve për të transportuar qytetarët nga Lushnja e Divjaka për të iu bashkuar qindra mijëra qytetarëve nga Tirana dhe gjithë Shqipëria që do të përjetojnë një nga protestat më magjike që ka pasur Shqipëria pas rrëzimit të komunizmit.
Denoncimi vjen për startneës.al nga qytetarët të cilët pohojnë se kjo skemë nuk do ti funksionojë kësaj mazhorance të rënë dhe se ata do të jenë në Tiranë më çdo kusht po qe nevoja dhe në këmbë. “Askush nuk do të mund të na pengojë. Lushnja dhe Divjaka do të jenë masivisht në Tiranë për të iu bashkuar protestës së thirrur nga Lulzim Basha dhe opozita shqiptare. Jemi të vendosur ta largojmë këtë kryeministër bandit, hajdut dhe mashtrues” thonë banorët.