BallinaAktualitetProtesta e opozitës, reagon BE: Zgjidhje urgjente të situatës përmes një platforme

Protesta e opozitës, reagon BE: Zgjidhje urgjente të situatës përmes një platforme

spot_img
spot_img

Një ditë para protestës së opozitës përballë kryeministrisë reagon edhe delegacioni i BE-së, në Shqipëri. Përmes një deklaratë ky delegacion kërkon që liderët partiakë të mbajnë përgjegjësi dhe të shmangin çdo lloj forme dhune.

Delegacioni thotë se është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara.

Në prag të protestës së 16 marsit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.”-shkruan në deklaratë delegacioni i BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular