Ish-kryeministri Sali Berisha publikon një tjetër episod nga protesta e sotme e opozitës në Tiranë.
Në pamje shihet se si një i moshuar është shtrirë në tokë si pasojë e gazit lotsjellës, ndërsa qëllohet sërish me ujë me presion nga një polic.
Lidhur me këtë gjest ka reaguar ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, njëri nga dy personat që po i jep ndihmën e parë.
“Nje video e nje barbarie shtazore!
Shikoni kriminelin si i jep viktimes goditjen e meshires!
Ne video nje i moshuar shtrire nga gazi ne toke, dy persona qe po e ndihmojne, njeri eshte ish deputeti Gent Strazimiri dhe nje narkopolic i droguar qe e godet te shtririn me sprite ne fytyre, si vrases i jep viktimes goditjen e meshires. sb”, shkruan Berisha.