BallinaAktualitetGazmend Bardhi: Kush dhunon qytetarët merr ndëshkimin e merituar

Gazmend Bardhi: Kush dhunon qytetarët merr ndëshkimin e merituar

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka shkruar një status në profilin e tij në “Twitter”, ku shprehet se kushdo që dhunon qytetarët do të marrë ndëshkimin e merituar.

“Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!”, tha Gazmend Bardhi.

Opozita e bashkuar protestoi sot, në atë që liderët politikë opozitarë e kanë konsideruar si “protesta më e madhe e tyre”. Menjëherë pas mbajtjes së protestës, policia ka bërë me dije se ka shoqëruar disa persona në komisariate për dhunë në protesta, mes të cilëve edhe djali i PD në Fier, Luan Baçit. Bardhi denoncon publikisht metodat dhe mjetet dhunuese të përdorura nga policia në këto demonstrata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular