BallinaShow BizzPas ndarjes nga bashkëshorti, ja me kë "lidhet" Jonida Maliqi

Pas ndarjes nga bashkëshorti, ja me kë “lidhet” Jonida Maliqi

spot_img
spot_img

E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka rrëfyer detaje nga ndarja me ish bashkëshortin e saj.

‘’Kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe mendon se vetëm do të jesh më e lumtur dhe më e qetë, atëherë është më mirë të ndahesh. Unë jam një femër e kompletuar dhe e realizuar si nga ana profesionale ashtu edhe si nënë, ndaj kam krijuar pavarësinë time dhe kujdesem shumë për djalin tim,’’ tha Jonida.

Pyetjes së Mamaqit nëse është në një lidhje të re këngëtarja nuk iu përgjigj as ‘po’ dhe as ‘jo’. Por me humor Ermali i tha se është bërë merak për statusin e saj single ndaj ka vendosur ti sjell në studio disa ‘pretendentë’. Loja ishte e tillë që Jonidës iu shfaqën disa foto me personazhe publike brenda dhe jashtë vendit dhe se ajo vetëm duhet të zgjidhte atë që I pëlqente. Mes tyre ishte kryeministri Edira Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha, këngëtarët Seldi dhe Gena, por dhe aktorë të huaj si Brad Pitt, Bradley Cooper, apo Tom Hardy. Mes tyre ajo zgjodhi këtë të fundit, si ‘kandidatin’ më të preferuar për partner të sajin. Sigurisht që e gjitha kjo ishte në kuadër të lojës që I bëri Ermali.

Ndër të tjera Jonida foli edhe për videoklipin e këngës ‘Ktheju Tokës’ që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2019, ndërsa tha se ka pasur më shumë suportin e të huajve se sa të kritikëve brenda vendit. Gjithashtu ajo hodhi poshtë të gjithë zërat që thonë se klipi i këngës është plagjiaturë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular