Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka deklaruar se policia po provokon protestuesit. Ai është vendosur në kryqëzimin e Bradasheshit ku është bërë edhe organizimi i qytetarëve të qarkut Elbasan për protestën e sotme në Tiranë,
Në një prononcim Boçi tha se Drejtoria e Tatimeve po ndalon drejtuesit e autobusëve.
Ai u shpreh se, do t’i përgjigjen çdo provokimi.
“ Ne kemi ngulmuar tek masiviteti, protesta është paqësore. Por këto që ndodhin në kryqëzimet e rrugëve mund të krijojnë precedent të rrezikshëm që zemërimi dhe revolta të shprehet në sheshin para kryeministrisë. Ne jemi për protestë paqësore, por do t’i përgjigjemi me çdo lloj monedhe çdo provokimi që vjen nga forcat e rendit. Ka pasur irritim të qytetarëve për ta shprehur zemërimin. Unë gjykoj që të gjitha këto do konvergojnë në pikën e vlimit në Tiranë”, u shpreh Boçi.