Një foto epike mund të quhet kjo e një protestuesi i cili ditën e sotme u përball i vetëm me policët, edhe pse këta të fundit të mbathur deri në kokë, e spruconin vazhdimisht me ujë, gjë që se ka ndalur në aksionin e tij për t’iu kundërvënë Policisë.
Një foto e cila po bën me shpejtësi xhiron e rrjetit, ku protestuesi ka marrë i vetëm një pikë ambulatore dhe po “lufton” me Policinë, edhe pse forcat e rendit ishin më të shumta në numër.
Në protestën e sotme të opozitës pati një numër të lartë të pjesëmarrësve, madje thuhet se ishte dyfishi i protestuesve që kanë marrë pjesë në protestat e mëhershme të organizuara nga opozita