Ndeshja mes Sion dhe Grasshopers është ndëalur në minutën e 46-të të takimit pasi tifozët miqë të pranishëm në shkallët e stadiumit hodhën në fushë flakad dhe u vunë zjarrin sektorit të tyre. Në këtë takim përballë ishin dhe dy lojtarët e Kombëtares shqiptare Arlind Ajeti dhe Ermir Lenjani i cili ishte protagonist me dy asistet për skuadrën e tij, raporton Newssport. Gjyqtari vendosi të ndërpriste ndeshjen për arsye se në fushën e lojës nuk garantohej siguaria e lojtarëve dhe në këtë mënyrë nuk ka nisur më ndeshja. Ndërkohë klubi i Grasshopers rrezikon seriozisht një dënim të rëndë nga Federata zvicerane për gjestet e tilla të ndodhur ditën e sotme në stadium.