BallinaKronikeMazhoranca flet me gjuhën e forcës, arrestohen 14 protestues

Mazhoranca flet me gjuhën e forcës, arrestohen 14 protestues

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar 14 protestues pas protestës së djeshme të thirrur nga opozita, të cilët akuzohen se kanë goditur efektivët e policisë me sende të forta.
Sipas burimeve nga policia, protestuesit e akuzuar janë kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Dje policia shoqëroi 20 protestues, por pas marrjes në pyetje dhe verikimeve 14 prej tyre u është komunikuar arresti, ndërsa pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndërkaq mësohet se grupi hetimor i ngritur për këtë rast po vijon analizimin e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e vendosura para parlamentit. Po kështu vijojnë shoqërimet dhe verifikimet edhe nga policitë në qarqe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular