BallinaAktualitetHarta, si shqiptarët “po pushtojnë” Europën si azilantë në dekadën e fundit

Harta, si shqiptarët “po pushtojnë” Europën si azilantë në dekadën e fundit

spot_img
spot_img

Elida Musa aplikoi për herë të parë në dhjetor të vitit 2018 për azil në Francë. Elida ka një diplomë për infermieri. Megjithatë angazhimet që kishte për t’u përkujdesur për fëmijën si nënë beqare që është, nuk e lejuan që të bënte kurs gjuhe për të lidhur kontratë pune me Gjermaninë, duke e detyruar të shihte alternativën e Francës.

Vitet e fundit flukset e kërkesave për azil kanë qenë në rritje, kjo për shkak edhe të shanseve më të larta për tu pranuar kërkesa në Francë, në krahasim me vendet e tjera të BE-së. Vetëm gjatë 2018-s numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8,280, nga rreth 19 mijë aplikime që ishin bërë në të gjithë Bashkimin Europian për atë vit, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat.

Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun). Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.

Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave akumulative prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve ishte në 2015-n, me 54,760 kërkesa për azil. Më pas Gjermania kishte kritere më të forta për pranimin e azilantëve që kërkonin azil ekonomik, duke i dhënë prioritet kryesor të ikurve nga vendet e luftës dhe në vitin 2018-n kishte vetëm 1875 aplikime nga Shqipëria. Ndonëse Gjermania ka pasur kritere më të forta për pranimin e azilantëve, ka ndjekur politika lehtësuese për të tërhequr individët e kualifikuar drejt saj. Fillimisht ishin të diplomuarit në shkencat mjekësore, ndërsa tani po kërkon edhe të diplomuar në informatikë dhe shkenca kompjuterike.

Rreth 41 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë që prej 2009-s, duke u renditur vendi i dytë pas Gjermanisë me numrin më të lartë të azilkërkuesve, ose 23% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Aplikimet janë rritur vitet e fundit, duke u bërë dhe vendi më i preferuar për të aplikuar si azilant për shkak të lehtësive që ofronte shteti francez, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël.

Aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar kanë dukshëm diferencë me Gjermaninë dhe Francën. Prej 2009-s atje aplikuan rreth 13,600 shqiptar, rreth 8% e totalit të aplikimeve.

Greqia është e katërta në renditje, ku në 10 vitet e fundit ka pasur rreth 9,500 aplikime. Pas saj, e ndjekur nga Suedia me rreth 9,245.

Tendenca ka qenë në rritje edhe në vendet e Beneluksit. Në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg, së bashku, numri i aplikimeve i tejkalon 10 mijë.

Në krahasim me vendet e tjera, azilantët në Itali përbëjnë vetëm 2% të totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Komuniteti i emigrantëve shqiptar në Itali është i dyti më i madh atje dhe të ikur rishtaz kanë më lehtësi për të gjetur nj vend për të qëndruar dhe për kë të kërkuar punë.

Edhe në vendet e Skandinave azilantët nuk i kalonin 2500 aplikimet.

Të dhënat të tjera po të Eurostat tregojnë se pavarësisht aplikimeve të larta, vendimet për merren për azilkërkuesit shqiptare janë shumë të ulëta, më pak se 1000 në vit. Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe azilantët e saj nuk shihen me shumë prioritet.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular