Monica Cana, bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares Lorik Cana, ka pritur pyetjet e ndjekësve të shumtë në ‘Instagram’ dhe midis tyre bie në sy një pyetje për djalin e saj, Boiken. Ajo pranon me krenari që 3-vjecari flet katër gjuhë.
Pas pyetjes për gjuhët që flet i vogli i familjes ajo rrëfeu:
“Unë i flas Boikenit italisht dhe frengjisht. Loriku i flet vetëm shqip. Në shkollë i flasin shqip dhe anglisht. Boikeni nuk flet. Shaka, kupton gjithçka dhe flet si të mundet. Duhet më shumë kohë, por do të ketë një fat të madh”. ka shkruar ajo.