Edhe historiani e politiologu zviceran Jens Schmitt e konsideron publikisht Edi Ramën si një demagog që u shtiret europianëve si figurë e ndriçuar ndërsa në atdhe qeveris me dorë të fortë. Kështu deklaron ai në një artikull të titulluar “Nën presion” të botuar nga gazeta kryesore gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung mbi sundimtarët autoritarë në Ballkan e kontrollin antidemokratik të mediave nga pushtetarët e atjeshëm me autor Michael Martens. Në Shqipëri televizioni shtetëror nuk është në qendër të revoltës por edhe aty gjendja nuk paraqitet aspak më e mirë. “Nën sunduesit autoritarë të Ballkanit Perëndimor Edi Rama ja ka dalë më së miri deri tashti të paraqesë “fshatrat e Potjemkinit” publikut perëndimor. Ai prezantohet si artist alternativ që qeverise part time edhe një shtet ballkanik” thotë historiani i Europës Juglindore i bazuar në Vjenë Jens Schmitt. Brenda vendit deri në protestat e studentëve Edi Rama kishte “mbytur çdo kundërshtim me dorë të fortë e me kontroll të plotë të mediave”.