Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 10 herë në histori, mes tyre. Nga këto, 4 fitore iu takojnë kuqezinjve, po kaq edhe turqve, ndërsa dy ballafaqime kanë përfunduar në barazim. Pra, kemi një barazpeshë totale në këtë drejtim. Sa i përket golaverazhit, kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci është më lart. Kuqezinjtë kanë shënuar 14 gola, përkundrejt 10 golave të kundërshtarit.
Kuptohet, në këtë raport ka ndihmuar fitorja 3-2 në miqësoren e fundit mes këtyre dy kombëtareve, e luajtur në nëntor 2017 në Antalia, po me Panucci në stol. Katër nga këto ndeshje kanë qenë miqësore, ndërsa të tjerat në kuadrin e kualifikueseve për Kampionatin Europian apo Kampionatin Botëror. Herën e fundit kur ishim në një grup ndodhi në vitin 2006, për kualifikueset e Botërorit të Gjermanisë.
Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në Grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Kuqezinjtë e fillojë garën kualifikuese më 22 mars 2019 kundër Turqisë, në shtëpi, dhe e mbyllin më 17 nëntor 2019 me Francën, po në shtëpi. telesport
Më poshtë keni kalendarin e ndeshjeve të Shqipërisë në këto eliminatore:
22 mars 2019: Shqipëri-Turqi
25 mars 2019: Andorra-Shqipëri
8 qershor 2019: Islandë-Shqipëri
11 qershor 2019: Shqipëri-Moldavi
7 shtator 2019: Francë-Shqipëri
10 shtator 2019: Shqipëri-Islandë
11 tetor 2019: Turqi-Shqipëri
14 tetor 201: Moldavi-Shqipëri
14 nëntor 2019: Shqipëri-Andorra
19 nëntor 2019: Shqipëri-Francë