BallinaEkonomiKrijimi i Agjencisë së Kadastrës, si do të ndryshojnë procedurat e kompensimit...

Krijimi i Agjencisë së Kadastrës, si do të ndryshojnë procedurat e kompensimit financiar të pronarëve

spot_img
spot_img

Krijimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pritet të sjellë një thjeshtim dhe përshpejtim të procedurave për kompensimin e pronarëve. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të Agjencisë së Legalizimeve, ku kreu i kësaj agjencie Artan Lame ka deklaruar se “ky proces do të vijojë me të njëjtin intensitet edhe pas krijimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, madje me tendencë përshpejtimi, duke pakësuar një pjesë thelbësore të ‘varavingove’ burokratike”.

Njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të ALUIZNI-t përmban edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar me 13 mars që cilësohet edhe si vendimi me numrin më të madh të pronarëve, të cilët kompensohen për tokën e zënë nga ndërtimet informale.

Pronarët, të cilët prej vitesh kishin “humbur” të drejtën mbi pronën e tyre, sot do të kompensohen në vlerë monetare për parcelat e zëna. Në këtë VKM janë trajtuar rreth 700 pasuri, ndërsa numri i personave përfitues është disa herë më i madh (rreth 2300), pasi në secilën pasuri përfshihen emrat e disa trashëgimtarëve” shkruhet në njoftimin e ALUIZNI-t

Referuar të dhënave të agjencisë, në 5 vite, Qeveria Shqiptare ka miratuar 35 VKM me lista për kompensimin e pronarëve të ligjshëm, me një total financiar rreth 4,5 miliardë lekë (rreth 40 milion USD), ndërsa nga viti 2008-2013 kanë qenë të miratuara vetëm 15 VKM. Nga shifrat zyrtare të ALUIZNI-t rezulton se, në 35 vendime të miratuara nga Këshilli i Ministrave kanë përfituar 16.273 trashëgimtarë. Deri më sot janë trajtuar 2694 pasuri, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje.

Ndërkaq nga ALUIZNI janë në proces përgatitje edhe dy VKM të tjera me emra ish-pronarësh, të cilët do të kompensohen në vijim. Scan

Më poshtë listat emërore të pronarëve përfitues: 

Lista-e-VKM-per-Kalim-Pronesie-dhe-Kompensim

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular