BallinaSportLenjani, kurrë më në kombëtare me Panuccin

Lenjani, kurrë më në kombëtare me Panuccin

spot_img
spot_img

Mesfushori Ermir Lenjani ka vendosur të mos luajë më kurrë me kombëtaren shqiptare të futbollit, për aq kohë sa në pankinë të qëndrojë Christian Panucci.

Lojtari nga Prishtina mori vendimin drastik si protestë ndaj teknikut të kuqezinjve për injorimin e vazhdueshëm, aspak të merituar sipas tij, për një futbollist që ka sakrifikuar shumë që prej debutimit në vitin 2013.

“Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, tha Lenjani.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular