Nuk e grumbullon Panucci por mbrojtësin e kombëtares e duan tre ekipe në Serinë A

1
262

Kastriot Dermaku po bën një sezon të mirë në Itali, teksa po luan rregullisht me skuadrën e Cosenzan në Serinë B. Qendërmbrojtësi shtatlart është shndërruar në pikë referimi në repartin e prapavijës së skuadrës së Cosenaz, duke krijuar qendrueshmëri dhe besim në këtë repart.

Për shkak të paraqitjeve të tij të mira, vitin e kaluar, shtatlarti me gjatësi 1.97 cm, u thirr edhe në ekipin kombëtar të Shqipërisë nga trajneri Christian Panucci.

Pavarësisht se në këtë grumbullim, Dermaku është lënë, pa shpjegim, jashtë listës së trajnerit italian, vëmendja ndaj tij është përqëndruar në një tjetër aspekt. Mediat në Itali shkruajnë se qendërmbrojtësi mund të ndryshojë destinacion gjatë verës.

Kontrata me Cosenzan përfundon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa deri më tani nga klubi italian nuk është bërë asnjë përpjekje për rinovimin e saj.

Për këtë arsye, disa klube të tjera, janë vënë në lëvizje për të përfituar nga një mundësi e marrjes së qendërmbrojtësit duke mos paguar asgjë.

Aventura e re nuk bëhet fjalë për Serinë B, kategori ku militon aktualisht skuadra e Dermakut, por në elitën e futbollit italian, ku luajnë aktualisht disa futbollistë të kombëtares shqiptare.

Siç raportojnë mediat italiane, Bolonja, Spali dhe Torino, janë tre emrat e ekipeve që shfaqen në horizont dhe kanë shënuar emrin e Dermakut në listën e dëshirave.

Është ende herët për të folur për detaje, por gjasat janë që në javët në vijim të ketë lëvizje konkrete. Parametrat fizik të futbollistit shqiptar, janë ato që kanë tërhequr vëmendjen e këtyre ekipeve, të cilat po vëzhgojnë me kujdes paraqitjen e këtij sezoni të Kstriot Dermakut me Cosenzan. telesport

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 9538 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/03/19/nuk-e-grumbullon-panucci-por-mbrojtesin-e-kombetares-e-duan-tre-ekipe-ne-serine-a/ […]

Comments are closed.